Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmohen punëtorët e KEDS-it, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy punëtorë të KEDS-it të cilit kishin ç’kyqur nga rrjeti elektrik njehsorin.

Sipas raporti policor, viktimat pas sulmit janë dërguar në spital për tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka marrë vendim që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.