Sulmi ndaj U.D drejtorit të minierës në Stan Tërg, Policia jep detaje

Paraditen e së enjtës, në zyrën e tij të punës, është sulmuar fizikisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti për KALLXO.com ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur rreth orës 11:00, derisa i dyshuari është duke u intervistuar.

“Rreth orës 11:00, ankuesi  M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tije të punes në  zyrat e Mineres në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari M/K/Sh.Viktima ka kerkuar treman mjekësor. I dyshari është duke u intervistuar”- ka deklaruar Zahiti.

Arsyeja sipas UD drejtorit të minierës është sepse të njëjtit dje i është shqiptuar një verejtje me shkrim për mospërfillje të urdhrave.

Gjatë muajit të kaluar, për 10 ditë me radhë, minatorët në minierën e Stan Tërgut protestuan duke grevuar.

Sulmohet fizikisht U.D drejtori i minierës në Stan Tërg