
Flamuri i Malit të Zi, Foto: Pixabay
Mali i Zi dënon sulmin ndaj policëve në Zveçan
Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka dënuar sulmin e sotëm drejt zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Ministria përmes një njoftimi ka theksuar se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe se mbështesin edhe punën e misioneve EULEX e KFOR në terren.
“Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës. Shprehim ngushëllime për policin e vrarë në detyrë, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim. Ne apelojmë për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe mbështesim punën e misionit të EULEX dhe KFOR në terren, ndërsa kërkojmë hetim të plotë. Autorët e këtij akti duhet të dalin para drejtësisë”- thuhet në deklarimin e ministrisë.
Montenegro strongly condemns today’s attack on Kosovo police.
We express condolences for the police officer killed on duty, & wish for the recovery to those injured.— MFA Montenegro (@MFA_MNE) September 24, 2023
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hynë edhe terrorizmi.
Raportimin e vazhdueshëm të KALLXO.com në lidhje me zhvillimet në veri mund t’i lexoni KËTU.
Zhvillimet pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit