Foto: Ilustrim

Sulm seksual në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Një rast i sulmit seksual është shënuar të premten në mbrëmje në Lipjan.

Policia njofton se një person i gjinisë femërore ka raportuar më 6 mars rreth orës 22:15 se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Shtimes.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.