Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suharekë, babai dyshohet se u rrah nga i biri, dërgohet në spital

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje rreth mesditës në Suharekë.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga djali i tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, në Suharekë, dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet.