Strehoi të arratisurin nga drejtësia, i shqiptohet vëretje gjyqësore

Gjykata e Istogut i ka shqiptuar vërejtje gjyqësore të akuzuarit Gj. M. pasi i njëjti u gjet fajtor për strehimin e një personi tjetër i cili kishte kryer vepër penale.

Sipas dosjes së Gjykatës të datës 15.02.2023, Gj. M. nga data 15.10.2021 deri më 16.10.2021 kishte strehuar E. Xh, si dhe e ka ndihmuar në shmangien nga arrestimi, i cili ishte i akuzuar për lëndim të lehtë trupor.

Gj. M. sipas dosjes së Gjykatës me këto veprime ka kryer veprën penale dhënie të ndihmës kryerësit të veprës penale.

Gjykata ka marrë në konsideratë pranimin e fajësisë nga Gj. M., i cili në seancë u shpreh se ndihet i penduar për kryerjen e një veprimi të tillë, si dhe është i vetëdijshëm për pasojat e veprimit të tij.

Rrethana rënduese në këtë rast nuk u gjet, dhe në mungesë të tyre u vlerësua rrezikshmëria konkrete e kësaj vepre dhe përgjegjësia penale e të akuzuarit.

Gjykata u shpreh e bindur se me shqiptimin e kësaj mase do të arrihet qëllimi i dënimit, dhe i njejti është adekuat dhe në proporcion të drejtë me të gjitha elemnetet objektive dhe subjektive të veprës penale të kryer.