Naim Ismajli. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Stacioni i Autobusëve në Shtime, premtim ende i parealizuar

Në emisionin ‘Jeta në Komunë’ është diskutuar për premtimin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajlit, për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve.

Kryetari i Komunës së Shtimes ka bërë të ditur se Komuna ka identifikuar mundësitë për ndërtimin e një stacioni.

“Ne Stacionin e Autobusëve jemi duke e bë dhe planin për hartat zonale, i kemi identifiku në mundësit ku mund të jenë këto. Unë kam hezitime për stacion, vend ndalje kemi sa të dush, ma shumë se çdo qytet.”

Ismajli ka thënë se komuna nuk ka interes nga stacionet e autobusëve.

“Te unë nuk është problemi tek ndërtimi I një stacioni të autobusëve. Stacionet e autobusëve më nuk janë publike, sepse ska interes komuna që të bëjë stacion të autobusëve”, ka thënë ai.