Madrid, Spanjë

Spanjë, 2 mijë raste të reja dhe 382 viktima nga COVID-19

Spanja është shteti i dytë në botë me numrin e personave të infektuar me pandeminë, COVID-19.

Gjatë 24 orëve në këtë shtet janë regjistruar 2,706 raste të reja dhe 382 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi.

Në total, numri i personave të infektuar me coronavirus në Spanjë është 232,128 dhe 23,822 viktima. Kurse, numri i personave të shëruar në nivel vendi është 123,903.

Në nivel global, Kurse, në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 3,099,395, prej tyre 213,621 viktima dhe 943,940 të shëruar.