Spanja shndërrohet në epiqendër të coronavirusit në Europë

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Spanjë ka kaluar Italinë duke e bërë këtë shtet epiqendër europiane të coronavirusit.

Sipas Worldometers, gjatë ditës së sotme janë raportuar mbi 324 raste të vdekjes në këtë shtet ndërsa numri total i vdekjeve është mbi 18 mijë.

177,633 është numri total i rasteve të prekura në Spanjë, kurse gjatë ditës së sotme janë raportuar mbi tre mijë raste të reja.

Në Spanjë janë kryer 600,000 teste në të gjithë vendin.

Në botë numri i rasteve të prekura deri më sot është mbi 2 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 129,958.