Takimi LDK-LVV

Sot takimi i rradhës LDK-LVV

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të takohen sot për të vazhduar bisedat për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Këtë ka konfirmuar për KALLXO.com, ish-deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu duke treguar se takimi mbahet në orën 13.

Ende nuk dihet se në çfarë niveli do të realizohet takimi.

Të premten, këto dy parti kishin bërë të ditur se kanë arritur pajtim të plotë për një marëveshje koalicioni ndërsa është bërë e ditur se marrëveshja mund të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia fituese doli Lëvizja Vetëvendosje që fitoi 29 ulëse në Kuvend ndërsa u përcoll nga Lidhja Demokratike me 28 ulëse.