Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook

Sot priten të merren masa të reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës pritet të mbaj sot pasdite mbledhjen e radhës ku pritet të merren masa të reja mbi menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Këtë për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përparim Kryeziu.

Siç është paralajmëruar tashmë, ndër masat e reja do të jetë edhe rikthimi i orës policore, nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gjithashtu, gastronomia do të punoi vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.

Siç ka bërë të ditur dje Asociacioni i otë Kosovës, pas një takimi që kryetarët e komunave mbajtën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ndër masat e reja do të jetë edhe shtyerja e mësimit, ku nuk pritët të nis deri më 13 shtator.

Dje, ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 16 persona kanë vdekur nga COVID-19 përderisa 2 mijë e 98 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2.

Ndërsa, në 24 orët e fundit u shëruan 1 mijë e 614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111 mijë e 400.

Aktualisht në Kosovë janë 25 mijë e 407 raste aktive me coronavirus. 137 mijë e 52 persona konsiderohen si të infektuar deri më tani në nivel vendi, prej tyre 2 mijë e 387 e kanë humbur betjen përball COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë vaksinuar 15 mijë e 862 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780 mijë e 637 doza të vaksinës, 261 mijë e 818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Procesi i imunizimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021.

https://kallxo.com/lajm/konfirmohet-ora-policore-masat-e-reja-se-shpejti-hyjne-ne-fuqi/