Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka rënie të numrit të pacientëve që janë duke u trajtuar nga COVID-19.

Nga 90 pacientë të infektuar me Covid-19 sa ishin duke u trajtuar dje në QKUK dhe spitalet e tjera të përgjithshme, sot numri ka rënë në 76.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 26 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, derisa 2 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Në pediatri janë 8 pacientë, ndërsa në gjinekologji janë 7.

Në spitalin e Pejës po trajtohen 14 pacientë, në Gjakovë 8, në Gjilan 7 dhe më së paku në Mitrovicë, 4 pacientë.

Të hënën, me 1 gusht ishin paraqitur 513 raste të reja me COVID-19, derisa 975 të tjerë ishin shëruar.

Momentalisht në Kosovë janë 9,464 raste aktive me COVID-19.