COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Sot numër edhe më i madh i rasteve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga  1 mijë 750  mostra të marra  514 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar tri  raste të vdekjes nga COVID-19. Numri total i të vdekurve është 681.

Ndërsa, janë 86  shëruar  pacientë të tjerë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 641.

Dje ishte vërejtur një rritje e numrit të të infektuarve me 418 raste pozitve nga 1 mijë e 608 mostra të testuara.