COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të enjten me 23 qershor në Kosovë janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa bëhet e ditur se numri i rasteve aktive me COVID019 aktualisht në Kosovë është 168.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.

Në total numri i rasteve aktive është 168.