2 të vdekur dhe 1 mijë e 603 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit 2 persona me COVID-19 kanë vdekur derisa 1,603 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sipas këtyre të dhënave, brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 141 njerëz, gjersa janë kryer 3,964 testime.

Ndërkaq, këto të dhëna tregojnë se aktualisht janë 10,639 raste aktive me COVID-19, kurse numri i të shëruarve është 1,792 persona.