COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

149 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 149 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 43 pacientë nga virusi COVID-19, ndërsa  janë vaksinuar 57 persona.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 592.

Deri më tani numri total i vaksinave të administruara është 1 milion e 830 mijë e 590 doza, ku 903 mijë e 439 janë me dozën e parë të vaksins, 823 mijë e 740 me dozën e dytë dhe 103 mijë e 221 me dozën e tretë.

Në dhjetë ditët e fundit në Kosovë ka pasur rrritje të dukshme të rasteve pozitive me COVID-19.

Më 19 qershor të këtij viti, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), kishte njoftuar për 15 raste pozitive me këtë virus, derisa në më pak se dy javë, 29 qershori e gjeti vendin me 177 raste të tilla.

Për dhjetë ditë në Kosovë mbi 500 persona u infektuan me COVID-19