
Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza
10 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit
22.1.2023 - 11:43
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19, nga 95 testime që janë bërë.
Sipas njoftimit, po ashtu janë regjistruar edhe 12 persona që janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Aktualisht në Kosovë janë 96 raste aktive me COVID-19.