
Konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
09.1.2023 - 11:31
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit 12 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjersa gjatë kësaj kohe asnjë person nuk ka vdekur prej këtij virusi.
Sipas të dhënave, në vend janë 64 raste aktive me COVID-19 kurse në 24 orët e fundit janë shëruar tre persona dhe se një person është hospitalizuar si pasojë e COVID-19.
Sa i përket testimeve, IKSHPK ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 57 sosh.