COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Sot më shumë të infektuar se sa të shëruar me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 471 mostra të marra, 136  prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Me rastet e reja, numri total i të infektuarve deri më tani në Kosovë ka arritur në 12.683.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 8 vdekje nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.