Shfaqja ‘Sërish vijnë zgjedhjet’ jepet sot LIVE në Facebook dhe ZOOM 

Sot në mbrëmje duke filluar nga ora 21:00, përmes Facebook-ut dhe Zoom-it jepet premiera e shfaqjes virtuale, “Sërish vijnë̈ zgjedhjet” në regji të Faik Ispahiut.  

Tekstin e shfaqjes e ka adaptuar vet regjisori duke u bazuar në “November” të David Mamet. 

Shfaqja do të jepet LIVE në Facebok për të gjithë të interesuarit, ndërsa për një numër të caktuar, do të mundësohet edhe përcjellja në formë interaktive e shfaqjes përmes platformës ZOOM. 

Regjisori, së bashku me ekipin e aktorëve të përbërë prej Besim Ajeti, Shpejtim Kastrati, Ermal Sadiku dhe me paraqitje nderi të doajenit Enver Petrovcivijnë me një realizim inovativ të shfaqjes, “Sërish vijnë zgjedhjet”. 

Për dallim nga shfaqjet e deritanishme teatrore të cilat për shkak të pandemisë janë shfaqur si të xhiruara në mediume të ndryshme online, kjo shfaqje nënkupton aktrim LIVE.  

Për ta përcjellë shfaqjen, në vend të biletave, publiku duhet kërkuar linkun e ZOOM-it nga regjisori, ose edhe mund ta kërkojnë linkun LIVE në Facebook përmes #SërishVijnëZgjedhjet. 

 Për shkak të pandemisë Covid-19, të gjitha provat janë mbajtur në formë virtuale, në distancë, përmes ZOOM dhe kanaleve tjera digjitale, prandaj, edhe premiera e reprizat janë paraparë nga regjisori për t’u dhënë në të njëjtën formë. 

 Të gjithë aktorëtnjëjtë sikur publiku në ZOOM, do të performojnë edhe për premierë e edhe për çdo reprizë drejtpërdrejtë nga vendndodhjet e tyre dhe do të ketë interaktivitet mes aktorëve dhe publikut, njëjtë sikur edhe në sallë teatri,  vetëm se kësaj radhe, në mënyrë virtuele dhe në përkujdjesje teknike të Arian Hyseni dhe Korab Gërdovci.