Punime në rrugë - Foto: Rtv21

Sonte mbyllet për disa orë rruga nga fshati Lum i Madh deri në Maxhunaj

Rruga nga fshati Lum i Madh deri në fshatin Maxhunaj do të jetë e bllokuar për qarkullim sonte nga ora 23:00 deri në ora 03:00 e mëngjesit për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni Rrugën alternative Regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.