Ilustrim

Skenderaj, sulmohen fizikisht policët

Një sulm fizik ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Skenderaj.

Sipas njoftimit, një patrullë e Policisë ka vërejtur disa persona pa maska për mbrojtje nga COVID-19, të cilët kanë tentuar t’i legjitimojnë mirëpo njëri nga ta ka refuzuar dhe nuk i ka respektuar urdhërat e Policisë.

Gjatë arrestimit tre të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që dy nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.