Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Skenderaj, përfshihen nga zjarri një stallë e bagëtive dhe një parcelë prej 70 ari

Dje rreth orës 12:00 në fshatin Krasmirovc të Skenderajt është përfshirë nga zjarri një stallë e ushqimit të bagëtive.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit, janë djegur disa mjete pune të cilat ishin në stallë, një veturë dhe disa fidane të pemëve që kanë qenë të mbjellura në një parcel prej rreth 70 ari.

Nuk është raportuar për të lënduar.