Armët e konfiskuara në operacionin policor, Foto: Policia e Kosovës

Mitrovicë - Identifikohet viktima e trafikimit, arrestohet 61 vjeçari për prostitucion

Një viktimë e trafikimit është identifikuar, derisa një person është arrestuar nga Policia si i dyshuar për rastin.

Policia ka njoftuar se dy lokacione janë bastisur, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale trafikim me njerëz, shërbime seksuale të  viktimave të trafikimit dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhër kontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të  viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, i arrestuari është 61 vjeçari me inicialet R. L.

Në anën tjetër, gjatë bastisjeve të dy lokacioneve policia ka konfiskuar, katër revole, një armë gjuetie, 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë,  me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.

Armët e konfiskuara në operacionin policor, Foto: Policia e Kosovës
Armët e konfiskuara në operacionin policor, Foto: Policia e Kosovës