Siria mund të mos rikuperohet anjëherë nga shkatërrimi i këtij tërmeti

Fatkeqësia natyrore prek gjithmonë më keq ata që tashmë kanë humbur kaq shumë. Dhe kështu ndodhi me Turqinë dhe Sirinë, ku një tërmet i dyfishtë ka lënë të vrarë më shumë se xxx njerëz. Në të dy vendet, ka skena të përhapura shkatërrimi: blloqe apartamentesh të kthyera në rrënoja; ndërprerja e furnizimit me gaz në mes të një dimri të ftohtë; të mbijetuarit po largohen në përpjekje për t’i nxjerrur të afërmit e tyre nga rrënojat.

Pjesa më e madhe e popullsisë së Sirisë është e zhvendosur dhe jeton në kampe refugjatësh, ndërtesat e përkohshme të të cilëve vështirë se janë të qëndrueshme nga aspekti strukturor. Një milion sirianë, të cilët ishin detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, po jetojnë në akomodime të varfra në të gjithë Turqinë. Në vetë Sirinë, ky vend është ende në gërmadha pas një dekade të një lufte civile.

Ato vende ku rindërtimi është duke u zhvilluar pas vitesh me luftime, e kanë bërë këtë me një çmim të ulët; disa nga kompanitë e ndërtimit janë aleate të regjimit të Bashar al-Assad dhe familjes së tij. Ata i kanë kursyer materialet dhe i kanë hequr nga sipër. Pa dyshim, ndërtesat e tyre do të rezultojnë me cilësi inferiore kur të vihen në prova të fatkeqësive natyrore.

Më e keqja për disa zona të Sirisë është se shteti dhe shoqëria civile nuk ekzistojnë më. E para, qeveria, dekadën e fundit ia kushtoi një lufte shfarosëse, jo udhëheqëse; kjo e fundit, struktura e shoqërisë që ne e marrim si të mirëqenë në Perëndim, u shkatërrua në atë luftë.

Shumë sirianë pa dyshim do ta gjejnë veten, tashmë duke humbur gjithçka, përballë faktit të izolimit të tyre. Ata do të harrohen nga qeveria e tyre për herë të dytë. Mes një grupi grupesh të armatosura në konkurrencë me njëra-tjetrën, nuk ka gjasa të jenë bërë përgatitjet më të përpunuara për t’iu përgjigjur fatkeqësive të mundshme natyrore.

Kanë mbetur pak organizata civile që janë në gjendje të kujdesen për të lënduarit dhe t’i rindërtojnë jetët dhe ringrisin ndërtesat.

Shpëtuesit më të suksesshëm në vend – organizata civile ‘Syria Civile Defence’, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, të cilët specializohen në shpëtimin e njerëzve nën ndërtesat e shkatërruara nga bombardimet – kanë kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit nën breshërinë e luftimeve.

Ata i kanë parë anëtarët e tyre më të aftë dhe më të guximshëm të vrarë nga sulmet ajrore nga regjimi dhe aleati i tij rus. Ekspertiza dhe heroizmi i tyre do të mungojnë edhe më shumë pas kësaj tragjedie të fundit.

Për një rajon që goditet shpesh nga tërmetet, Lindja e Mesme është një nga vendet më pak të përgatitura për t’i vuajtur pasojat. Kur raportoja për një tërmet që goditi Irakun dhe Iranin në vitin 2017, historitë e dëshmitarëve okularë të Iranit rural ishin rrënqethëse.

Komunitete të tëra u zhdukën ndërkohë që ndërtesat e tyre shpërbëheshin rreth tyre. Trupat e njerëzve u zhdukën nën shtëpitë e tyre dhe nuk u gjetën asnjëherë. Si rezultat, nuk u bë asnjëherë e mundur që t’u jepeshin rite funerale, gjë që ua shtoi mjerimin familjeve të tyre, të cilat u përmbaheshin traditave strikte.

Në Iranin rural në vitin 2017, dështimi dhe indiferenca e qeverisë i përkeqësuan vuajtjet e njerëzve. Ekipet e shpëtimit ose mbërritën me vonesë ose aspak në fshatrat që funksionalisht kishin pushuar së ekzistuari.

Në Siri, veçanërisht në Sirinë e kontrolluar nga regjimi, është e mundur që askush nga autoritetet të mos e vizitojë pjesën më të madhe të vendit me synimin për t’i ndihmuar njerëzit atje.

Ka pak mjete financiare për të shkuar, dhe qeveria dhe aleatët e saj tashmë e kanë vjedhur pjesën më të madhe të tyre. Ushtria dhe milicitë kanë futur në xhep shumë nga pjesa tjetër e parave. Një pozicion më i keq për t’u përballur me një fatkeqësi natyrore vështirë se mund të krijohej.

Ashtu sikurse me të gjitha tërmetet, gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme, numri i të vdekurve të kësaj fatkeqësie do të vazhdojë të rritet, por ai mund të mos e përfshijë asnjëherë shkallën e vërtetë të asaj që ka ndodhur. Njerëzit do të mbeten të pashpëtuar, trupat do të mbeten të pagjetur dhe shumë prej të zhdukurve do të mbeten të paraportuar.

Në thellësi të dimrit, shkatërrimi i kaq shumë shtëpive në një kohë varfërie dhe vështirësie do ta shtojë edhe më tej ndjenjën e dëshpërimit.

Siria ka vuajtur pa pushim gjatë dekadës së fundit. Në dukje është veçanërisht mizore që ajo të përballet me një akt kaq shkatërrues të Perëndisë në këtë kohë. Edhe një herë, njerëzit e saj, jo të huaj për vdekje dhe shkatërrim, do të përpiqen t’a rikthejnë jetën ose situatën në një gjendje më normale pas një tronditjeje apo fatkeqësie. /The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala