Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sindikata e Policisë kërkon sa më parë të lirohen policët e kidnapuar nga Serbia

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar rastin e kidnapinimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga autoritetet serbe.

Në një komunikatë për media, Sindikata kërkoi sa më parë të lirohen zyrtarët pasi u tha se është shkelje e çdo marrëveshjeje, “në kundërshtim të çdo parimi të normave ndërkombëtare”.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon urgjentisht që të lirohen zyrtarët policor, sepse është shkelje e çdo marrëveshje në kundër të çdo parimi të normave ndërkombëtare sepse zyrtarët policor kanë qenë thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur integritetin e vendit”- ka thënë Sindikata.

Tutje në reagimin e tyre thuhet se zyrtarët policorë duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese.

“Zyrtarët policorë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema kanë qenë në Territorin e Republikës së Kosovës duke kryer detyrat e tyre sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese dhe nga një grup i organizuar i pjesëtarëve të policisë Serbe pa paralajmërim kidnapohen dhe dërgohen në drejtim të panjohur deri me tani”- thuhet tutje në komunikatë.

Sindikata zyrtarëve policorë ju dëshirojnë që mos ju ndodh asgjë e keqe, kurse kanë kërkuar nga të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit zyrtar policor të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre zyrtarë policorë kufitar patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Tutje në njoftim thuhet se me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion.

Policia: Kidnapohen tre policë nga forcat serbe