Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Siguria në #DebatPernime - LIVE

Zotimet e partive politike për sigurinë, të cilat garojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021, sonte në #DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Selim Selimi nga AAK dhe Flamur Sefaj nga LDK.

Temat që do diskutohen janë:

A do të legalizohet Marihuana?
A do të legalizohet Prostitucioni?
Cilat do jenë shkarkimet e para në Policinë e Kosovës?
Kush i kontrollon Krimet Ekonomike?

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.