Si e fitoi tenderin për barna djali i ish-zyrtares së PDK-së?

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran ismali ka folur për një tender të barnave i cili i është dhënë djalit të ish- zyrtares së PDK, Justina Pula- Shiroka.

“Djali i Justina Shiroka- Pulës, Lekë Pulës, me kompaninë e tij “Farma lider” ia dhënë kontratën në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro gjatë kohës sa keni qenë ministër”, pyeti autorja e emisioni #DebatPernime, Jeta Xharra ministrin në detyrë nga PDK, Uran Ismaili.

“Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. E vërteta e plotë është kjo, ka qenë një kompani e cila e ka marr monopol, t`i nuk ke dëgjuar ndodhsha për të, por ka marrë një kontratë pa publikim kurrë, asnjëherë nuk ka dal, nuk e kemi ditë ne që po shpenzohet, fare nuk është ditë, dhe i janë dhanë 4 milionë euro një kompanie pa tender, me tender të negociuar”, është përgjigjur Uran Ismaili.

“Unë e kam çel tenderin, e kam marrë letrën e kam pyet, nuk ka të bëj me PDK-në këtu, nuk kemi pasur ofertë të tretë”, ka thënë tutje ai.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Arlinda Sopi e Leutrim Sahiti (NISMA-AKR- PD), Artan Ahmeti e Fiknete Bejta (AAK-PSD), Haxhi Avdyli (LDK), Fatmire Kollçaku e Qemajl Aliu (VV) dhe Uran Ismaili (PDK).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.