Greva e mjekëve, 26 dhjetor 2018. Foto: Kallxo.com

Kirurgët distancohen nga kërcënimet e Federatës Sindikale të Shëndetësisë

Kirurgët nuk e mbështesin kërcënimin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë për radikalizim të masave në kërkim të rritjes së pagave.

Kirurgu Arbër Morina nga Kolegjiumi i Kirurgëve tha se emergjencat kirurgjike do të punojnë ndërsa u distancua nga një paralajmërim i mëhershëm i FSShK-së.

“Emergjencat jetëkërcënuese trajtohen pa asnjë ndryshim. Ne jemi Këshilli Profesional i Kirurgëve dhe nuk kemi lidhje me Sindikatën. Ne distancohemi prej çfarëdo deklarate që nuk del prej kolegjiumit tonë”, tha Arbër Morina.

“Çdo kërcënim jetëkërcënues jashte këtij kolegjiumi është i pavlere dhe i pabazë”, tha Morina.

Më herët gjatë ditës, mjekët kanë paralajmëruar se do t’i radikalizojnë veprimet e tyre nëse qeveria nuk miratohet një ligj me të cilin atyre do t’u rriteshin pagat.

https://kallxo.com/mjeket-paralajmerojne-masa-radikale-nder-to-edhe-mosdhenien-e-sherbimit-ne-urgjence/

Xhemail Selmani nga Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës (FSShK) ka thënë për KALLXO.com se ka kërkesa për radikalizim të skajshëm të protestës nëse nuk realizohen kërkesat e mjekëve për rritje të pagave.

“Kemi kërkesa për radikalizim të skajshëm. Ne si institucion, FSShK, jemi të obliguar që të mundohemi të jemi institucionalistë dhe të veprojmë brenda kornizës ligjore. Kërkesat për masa radikale mund të vijnë edhe në një moment që do i përfillim. Masat radikale janë protesta në rrugë, mosdhënie e shërbimit edhe në urgjencë edhe kur është nevojë madhore aty ku problemet janë të jesh apo të mos jesh, kështu që nëse nuk ndërmarrin diçka këta që janë përgjegjës për shtetin tonë realisht problemet të mëdha do të kemi edhe ne edhe shteti”, tha ai.