Greva e mjekëve, 26 dhjetor 2018. Foto: Kallxo.com

Kirurgët: Greva jonë është legjitime

Greva e kirurgëve të cilët kanë më shumë se 10 ditë që kanë pezulluar punën, po cilësohet joligjore përderisa nuk është nën petkun e Federatës Sindikale të Shëndetësisë e cila në vete numëron mijëra mjekë të regjistruar.

Arbër Morina nga Kolegjiumi i Kirurgëve tha për KALLXO.com se greva e tyre ka bazë ligjore dhe se ata nuk do të ndalen.

“Shiheni ligjin për greva, 03-L-200, neni6, aty te kushtet e përgjithshme për një grevë, thuhet se ajo mund të bëhet nga një sindikatë, kur gjysma e punëtorëve të një organizate janë për grevë. Ne jemi nën nenin dy, jemi plotësisht legjitim”, tha ai.

Sipas Morinës, nëse Sindikata mund të i bashkëngjitet kirurgëve por kauzën do e udhëheqin vet kirurgët.

“Nuk i lejojmë më asnjë organizatë të vendosë për kirurgët, ne jemi të zotët e vetës dhe vendosim për fatin tonë”, tha tutje ai për KALLXO.com

Morina shtoi se kirurgët nuk kanë qenë kurrë më të vendosur për rritje të pagave.

Kërkesa e kirurgëve është që dëshirojnë paga në nivel me gjyqtarët dhe prokurorë.

“Kërkesa jonë është e panegociueshme”, tha shkurt Morina.

Shoqata për të drejtat e pacientëve e ka quajtur joligjore grevën e ndarë të kirurgëve.

Sipas tyre, ata janë vetëm një grup mjekës që nuk janë pjesë e asnjë sindikate.

https://kallxo.com/prak-mjeket-te-paguhen-sipas-performances-te-ndalet-greva/