Kirurgu tregon për përdorimin dhe efektin e maskave kirurgjikale - VIDEO

Arbër Morina, Kirurg në një intervistë për KALLXO.com ka treguar rreth përdorimit të maskave kirurgjikale gjatë këtyre ditëve kur Kosova është prekur nga virusi COVID-19.

Sipas Morinës, përdorimi i maskave të tilla nuk është i domosdoshëm për secilin, por përdorimi i domosdoshëm i saj është për ata persona që vuajnë nga ndonjë sëmundje dhe kanë shenja virale të infektimit me COVID-19.

“Përdorimi i një maske nuk është obligative sepse sipas OBSh nuk është njëri ndër mjetet mbrojtëse për personat që nuk janë të prekur, ndërsa për personat që janë të sëmurë dhe kanë shenja virale të sëmundjes është i domosdoshëm për shkak të mos përhapjes së sëmundjes. Maskat kirurgjikale pa filter janë vetëm një përdorimshe dhe përdorimi më i shpeshtë i saj nuk ka efekt. Kirurgu Morina ka thënë se nëse qytetarët nuk kanë mundësi të blejnë maska, ata mund të përdorin pëlhurë prej pambuku për të izoluar rrugët e frymëmarrjes”, ka treguar Morina.

Po ashtu Morina gjatë intervistës ka treguar se si mund të bëjmë një maskë në kushte shtëpie dhe si të bëjmë vendosjen e maskës për të parandaluar sa më shumë futjen e baktereve në rrugët e frymëmarrjes.

Intervistë: Arbër Morina- Kirurg

Intervistë: Arbër Morina- Kirurg

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 18 mars 2020

.