
Shtime, gjendet 23-vjeçari i cili ishte raportuar i zhdukur
23-vjeçari A.M. nga Shtimja është gjetur i gjallë sot rreth orës 14:50.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftim, ku ka treguar se ai është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes.
Sipas tyre, gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
“Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.”-është thënë në njoftimin e Policisë.
Tutje është bërë e ditur se për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Të premten e dy qershorit rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar informacionin se Agon Misini është zhdukur.
Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të tij.