Shtetasit të Shqipërisë ia vjedhin veturën në Fushë Kosovë, e gjen të aksidentuar

Një person shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici të Kosovës se i është vjedhur vetura.

Vetura e tij kishte qenë e parkuar para një hoteli në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës kishte arritur ta gjej veturën, por jo në gjendje të rregullt, por të dëmtuar nga një aksident.

Policia ka njoftuar se vetura dyshohet se është vjedhur nga një person i moshës së mitur, të cilin e ka kërkuar por Policia nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij.

Rasti është duke u hetuar.