Shtëpia e Bardhë - Foto: REL/Wikipedia Commons

Shtëpia e Bardhë: Ndëshkimet e ShBA-së për Putinin po vijnë, s'përjashtojmë eksportet e naftës

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tregoi të mërkurën se ShBA është duke i shqyrtuar sanksionet e reja ndaj presidentit rus, Vladimir Putin pas sulmit në Ukrainë.

Ajo në CNN promovoi unitetin global nga NATO dhe vendeve të tjera që synojnë “të mbajnë presidentin Putin përgjegjës”, duke përmendur hapat e sanksioneve dhe lëvizjet e tjera të paralajmëruara.

“Rubla ka rënë ndjeshëm; ata e mbajtën të mbyllur tregun e aksioneve sepse ka qenë kaq shkatërrues dhe ne po i shohim ndikimet tashmë,” tha ajo, duke treguar gjithashtu ndihmën ushtarake dhe të sigurisë për Ukrainën, ndërsa tha se “do të vijnë edhe më shumë sanskionr për të shtrënguar Putinin”, raporton CNN.

E pyetur nëse ShBA do të synojë eksportet e karburantit të Rusisë, ajo tha se ShBA “dëshiron të maksimizojë ndikimin tek presidenti Putin” dhe ata përreth tij, por e bëri të qartë se prioriteti i Shtëpisë së Bardhë është të minimizojë ndikimin në vend.

“Është ende në tryezë, nuk është jashtë tryezës”, tha Psaki për përpjekjet për të ndaluar eksportet ruse të naftës.

“Ajo që ai (Biden) nuk dëshiron të bëjë, është të rrëzojë tregjet globale të naftës ose tregun global, ose të ndikojë më shumë tek populli amerikan me çmime më të larta të energjisë dhe gazit. Padyshim, njoftimi që u bë dje për të shfrytëzuar Rezervën Strategjike të Naftës këtu dhe për ta bërë këtë në mënyrë të bashkuar, në mënyrë të koordinuar me komunitetin global dhe është një përpjekje për ta trajtuar atë dhe për të zbutur ndikimin, por kjo është diçka që ne e peshojmë shumë”, tha Psaki më tej.

Ajo përsëriti zotimin e Biden për të mos dërguar trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë, por vuri në dukje ndihmën humanitare dhe ekonomike.

Ajo i quajti sulmet e Rusisë në qendrat civile “zhgënjyese, shqetësuese dhe të tmerrshme”.

“Ky është një model tmerri nga Presidenti Putin dhe nga miqtë përreth tij”, tha ajo.

Sot, janë bërë një javë që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë. Trupat e presidentit Vladimir Putin kanë pushtuar disa nga rajonet kufitare të Ukrainës dhe po i shtojnë sulmet ndaj Kievit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe janë zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./CNN