Shqipëria siguroi sot edhe 11 mijë e 700 vaksina

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se Qeveria e tij ka blerë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer të cilat kanë arritur sot në Shqipëri.

Derisa Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë, Rama ka njoftuar se çdo jave në Shqipëri do të vijnë vaksina anti-COVID-19.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar. Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime.”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.