Ushtria shqiptare në Tiranë – Foto: Gent Shkullaku/LSA

Shqipëria nën masa të rrepta kundër coronavirusit

Qytetarëve në Shqipëri nuk do t’u lejohet lëvizja jashtë shtëpive sot nga ora 13:00, deri nesër në orën 5 të mëngjesit.

Këto masa janë marr nga Qeveria e Sqhiërisë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Këtë paralajmërim e ka bërë edhe Policia e Shtetit.

“Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, nga ky rregull përjashtohen mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.

Në Shqipëri numrii të infektuarve nga COVID -19 ka shkruar në 70.