Shqipëri, rriten infektimet dhe viktimat, 984 raste të reja dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Katër viktima dhe 984 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 94 raste, duke vijuar me Shhkodrën me 93 raste, 79 raste  në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste  në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste  në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste  në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste  në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3.

Përsa i përket rasteve fatale nuk kanë mundur të mbijetojnë një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.

Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë/OraNews/.