Shqipëri, mbërrijnë mbi 9,000 doza të vaksinës Pfizer

Sonte në Shqipëri kanë mbërritur 9,360 doza të vaksinës Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.

Manastirliu tha se së shpejti do të vijnë edhe 450  mijë vaksina të tjera.

“9360 doza të cilat vijnë nga kontrata me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Janë plot 450 mijë vaksina dhe do të vazhdojnë në muajin prill maj qershor”, tha Ahmetaj.

Manastirliu theksoi se do të vijohet me grupet më të riskuara.

“Do të vijojmë me grupet e rriskuara që janë mësuesit. Duhet thënë që deri tani tani vendi ynë ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë doza vaksinash. Vaksinimi do të vazhdojë ditë pas dite”, tha ministrja.

Shqipëria ditë më parë ka përmendur edhe vaksinimin e 50 mjekëve të Kosovës, ndërsa Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka pranuar vaksinat kundër COVID-19./TopChannel