Çekani i drejtesise - Ilustrim

Shqipëri, dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi të hënën me 4 vjet burg Sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro e cila u arrestua në muajin qershor, së bashku me një tjetër zyrtare dhe dy përfaqësuesë të një kompanie private nën akuzën e korrupsionit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj reduktohet në 2 vjet e 8 muaj burgim, ndërkohë që për 5 vjet i ndalohet të ketë funksione publike.

Në 2 qershor, një ditë pasi ministria e Shëndetësisë shpalli fitues të tenderit për supervizimin e rikostruksionit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës, Sekretarja e përgjithshme Joana Duro u arrestua në flagrancë. Sipas prokurorisë së Posaçme, ajo u kap në zyrën e saj, ku gjendeshin dhe 330 mijë lekë, pak më shumë se 3 mijë euro, baras me gjysmën e vlerës së tenderit. Prokurorët deklaruan se paratë i ishin dhënë asaj në formën e ryshfetit. Vladimir Topi, pronari i kompanisë Dricons, fituese e tenderit, ja kishte dhënë ato inxhinjerit të firmës së tij, Silvi Shehu. Ky i fundit kishte marrë kontakt me një zyrtare të ministries, Laura Sheto, e cila më pas ja kishte dorëzuar Duros.

Zonja Sheto, si dhe përfaqësuesitë e kompanisë private, u dënuan me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ata u akuzuan për korrupsion aktiv./VOA