Foto: Policia e Kamboxhias/BBC

Shpëtohet kamboxhiani pas 4 ditësh i bllokuar në shpellë

Një burrë kamboxhian është shpëtuar pasi kishte i mbetur i bllokuar në një shpellë për katër ditë, raporton BBC.

Sum Bora kishte rrëshqitur mes dy shkëmbinjve të dielën ndërsa po përpiqej të merrte llambën e tij, tha Policia e provincës veri-perëndimore të Battambang.

28-vjeçari, i cili kishte mbetur pa ushqim dhe ujë, u gjet të martën pasi familja e tij filloi ta kërkonte.

Ai u shpëtua pas një operacioni 10 orësh që përfshinte 200 shpëtimtarë dhe tani po trajtohet në një spital lokal.

“Unë kisha humbur shpresën se do të qëndroja gjallë dhe nëse do të kisha një thikë me vete, do të kisha kryer vetëvrasje”, tha Bora sipas gazetës Khmer Times.

‘Droppings’ apo ‘bajgat’ – të njohura si ‘guano’ në atë zonë – mund të përdoret si pleh dhe janë fitimprurës në Kamboxhi, një nga vendet më të varfëra të Azisë Juglindore.

Bora mbeti i bllokuar brenda shpellës në malin Chakrai dhe u zbulua nga një mik i tij i cili shpesh i bashkohej për të mbledhur ‘guano’.

Në një deklaratë, gruaja e Boras, Koeun Sothea, tha se ai po trajtohej për lëndime në kokë, gju dhe gjoks.

Sothea gjithashtu falënderoi kryeministrin kamboxhian, Hun Sen për dërgimin e ekipit të shpëtimit dhe për dhurimin e 2.500 dollarëve familjes së tyre.

Shefi i Policisë, Sareth Viseth u tha mediave lokale se ngjitja në malin Chakrai tani do të ndalohet për të parandaluar ndonjë incident të ngjashëm.

Foto: Policia e Kamboxhias/BBC
Foto: Policia e Kamboxhias/BBC
Foto: Policia e Kamboxhias/BBC

Përgatiti: Dorentina Kastrati