Shpërthen vullkani në Kongo, 15 persona humbin jetën, mijëra persona të evakuuar

Shpërthimi i vullkanit në malin Nyiragongo në Republikën Demokratike Lindore të Kongos vrau të paktën 15 persona dhe detyroi mijëra të tjerë të evakuoheshin nga shtëpitë.

Vullkani shkatërroi më shumë se 500 shtëpi, ndërsa 170 fëmijë po shoqërohen në qendra tranziti thanë zyrtarët e UNICEF.

Vullkani i fundit në qytetin e Gomës ka shpërthyer në vitin 2002 ku vdiqën qindra persona dhe më shumë se 100 mijë  njerëz mbetën të pastrehë. oranews