Ilustrim

Shpend Ahmeti: Situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka kërkuar që komunave tu ipet përgjegjësia e pltë për trajtimin e tyre ose të shpallet gjendje emergjente për trajtim të situatës.

Ahmeti përme një postimi në facebook tha se javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuan strategji emergjente për dalje nga kriza por sipas tij hasën në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.

“AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemi më keq se që kemi qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Kjo sipas tij kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani.

“Sot në Prishtinë është kafshuar një grua shtatzënë”, tha ai duke kërkuar nga Presidednti, Kryeministri dhe Deputetët që tua japin përgjegjësinë e plotë Komunave ose të shpallin gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën.

 

“Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë”, ka shkruar Ahmeti.

https://kallxo.com/tag/qente-endacake/