Shpend Ahmeti jep një lajm të mirë: Testohen 40 persona në Prishtinë, dalin negativ

40 persona të testuar për coronavirus në Prishtinë kanë rezultuar negativ.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti në Facebook.

Sipas Ahmetit  40 kontaktet e 20 personave të infektuar në Prishtinë, pas testimeve kanë rezultuar negativ.

Ahmeti ka bërë apel që qytetarët e Prishtinës të rrinë brenda në shtëpi dhe të parandalojnë përhapjen e coronavirusit.

Komuna e Prishtinës që nga mbrëmë është në izolim. Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në kryeqytet.

Prishtina ka 47 të prekur me COVID-19 ndërsa në total në Kosovë janë gjithsej 283 raste të konfirmuara me të njëjtin virus.