Shpend Ahmeti - Kryetar i Prishtinës - FCB

Shpend Ahmeti e kundërshton futjen e Prishtinës në karantinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në facebook e ka kundërshuar futjen e Prishtinës në karantinë.

Sipas Ahmetit përqindja e rasteve pozitive me COVID-19 në Prishtinë është e njejtë me qytetet tjera në vend.

“Futja veq e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.