Pamje nga një edicion i kaluar i festivalit “Zambaku i Prizrenit” – Foto: Facebook/ZambakuiPrizrenit

Shpallet lista me këngët konkurruese për festivalin ‘Zambaku i Prizrenit’

Komuna e Prizrenit, përkatësisht, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shpallur listën e këngëve konkurruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit, “Zambaku i Prizrenit”.

Data e mbajtjes së edicionit të sivjetmë të ‘Zambakut të Prizrenit ende nuk është caktuar, për shkak të situatës me coronavirusin dhe mos përfundimit të procedurave tenderuese për pjesën teknike për mbajtjen e festivalit.

Nga të gjitha këngët konkurruese të edicionit të 31-të, sipas njoftimit, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: David Tukiçi – Prof. Kompozitor/Dirigjent (kryetar i jurisë), Mentor Zajmi – Prof. Klarinetist (anëtar) dhe Edon Ramadani – Prof. Dirigjent (anëtar), kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit si në vijim:

1.Të takohemi në Zambak – Dardan Gjinolli.

          Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Dardan Gjinolli.

  1. Kur jam me ty – Niki Mjeda.

Muzika: Anton Kaftalli, Vargjet: Lindita Halili, Orkestrimi: Ilir Zoga.

  1. Një natë vere në Prizren – Tolga Kazaz.

Muzika dhe Vargjet: Kujtim Gërmizaj, Orkestrimi: Artan Elshani.

  1. Zemra zemrën vet e gjenë – Ana Lushi.

Muzika: Jetmir Barbullushi, Vargjet: Jorgo Papingji, Orkestrimi: Shpëtim Saraqi.

  1. Vdeksha në sytë e tu – Fioralba Syla.

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi.

  1. Lamtumirë moj gotë – Gentian Gojani.

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Shkëlqim Raci.

  1. Hëna dhe ti – Eranda Bytyqi & Fatih Qukiqi.

Muzika dhe Orkestrimi: Anida Gjinali, Vargjet: Fiona Thaqi.

  1. Mall – Rakipe Karaj.

Muzika dhe Orkestrimi: Ylli Kalaja, Vargjet: Aulon Kalaja.

  1. Melosi hynjor – Qëndresa Bunjaku.

Muzika dhe Vargjet: Arijeta Daci, Orkestrimi: Hysni Klinaku.

  1. Për ty – Ruzhdi Sadiku.

Muzika dhe Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Bashkim Buxhovi.

  1. Bulamasin – Hyrmet Celina.

Muzika dhe Vargjet: Hyrmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi.

  1. Larg dhe afër – Laorjan Ejlli.

Muzika: Oleg Gjerga, Vargjet: Prec Zogaj, Orkestrimi: Gazmend Kraja.

  1. Më i bukuri vend – Besmir Shishko.

Muzika: Veton Perolli, Vargjet: Musa Bushrani, Orkestrimi: Artan Elshani.

  1. Je frymë për mu – Eda Cerriku.

Muzika dhe Orkestrimi: Orges Kallaku, Vargjet: Denata Toce.

  1. Nën hijen e lisit plak – Agon Tufa.

Muzika: Hysni Klinaku, Vargjet: Milaim Islami, Orkestrimi: Agron Syla.

  1. Mall – Shaban Krasniqi

Muzika: Shaban Krasniqi, Vargjet: Ismail Kadare, Orkestrimi: Arbër Krasniqi.