Pamje nga një edicion i kaluar i festivalit “Zambaku i Prizrenit” – Foto: Facebook/ZambakuiPrizrenit

Publikohen këngët konkurruese për festivalin ‘Zambaku i Prizrenit 2021’

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit dhe Festivali “Zambaku i Prizrenit”, kanë shpallur listën e 16 këngëve të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës së edicionit të 32-të të këtij festivali.

“Në konkursin e shpallur nga DKRS-Prizren për pranimin e këngëve, kanë aplikuar gjithsej 36 aplikues, nga të cilët sipas rregullores së Festivalit duhej të pranoheshin 14 këngë në gjuhën shqipe dhe 2 këngë nga komunitete jo shumicë, meqë nga 36 këngë nuk ishte asnjë aplikues nga komunitete jo shumicë tjera, atëherë juria unanimisht vendosi që edhe kënga e dytë të jetë në gjuhën Turke”, thuhet në njoftimin e DKRS të Komunës së të Prizrenit.

Festivali “Zambaku i Prizrenit 2021” do të mbahet 24.07.2021, në oborrin e Kino “Lumbardhi”.

Këtu mund t’i gjeni listën e plotë të këngëve të përzgjedhura nga juria profesionale/seleksionuese.