Zambaku i Prizrenit. Foto: Foto: Facebook/Zambaku i Prizrenit

Më tre tetor mbahet edicioni i 31-it i Festivalit ‘Zambaku i Prizrenit’

Edicioni i 31-të i Festivalit të këngës së vjetër qytetare,  “Zambaku i Prizrenit” do të mbahet më tre tetor 2020 në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren.

Për shkak të pandemisë së Coronavirusit, këtë vit ky festival mbahet një ditë dhe duke respektuar masat shtrënguese të qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ky edicion i “Zambaku të Prizrenit” mbahet pa praninë e publikut, ndërsa transmetohet Live në RTK.  Në garë për katër çmimet e festivalit këtë vit janë 16 këngë.

Këngët garuese në Edicioni e 31-të të “Zambakut të Prizrenit”:

  1. Të takohemi në Zambak – Dardan Gjinolli

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Dardan Gjinolli

  1. Kur jam me ty – Niki Mjeda

Muzika: Anton Kaftalli, Vargjet: Lindita Halili, Orkestrimi: Ilir Zoga

  1. Një natë vere në Prizren – Tolga Kazaz

Muzika dhe Vargjet: Kujtim Gërmizaj, Orkestrimi: Artan Elshani

  1. Zemra zemrën vet e gjenë – Ana Lushi

Muzika: Jetmir Barbullushi, Vargjet: Jorgo Papingji, Orkestrimi: Shpëtim Saraqi

  1. Vdeksha në sytë e tu – Fioralba Syla

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi

  1. Lamtumirë moj gotë – Gentian Gojani

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Shkëlqim Raci

  1. Hëna dhe ti – Eranda Bytyqi & Fatih Qukiqi

Muzika dhe Orkestrimi: Anida Gjinali, Vargjet: Fiona Thaqi

  1. Mall – Rakipe Karaj

Muzika dhe Orkestrimi: Ylli Kalaja, Vargjet: Aulon Kalaja

  1. Melosi hynjor – Qëndresa Bunjaku

Muzika dhe Vargjet: Arijeta Daci, Orkestrimi: Hysni Klinaku

  1. Për ty – Ruzhdi Sadiku

Muzika dhe Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Bashkim Buxhovi

  1. Bulamasin – Hyrmet Celina

Muzika dhe Vargjet: Hyrmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi

  1. Larg dhe afër – Laorjan Ejlli

Muzika: Oleg Gjerga, Vargjet: Prec Zogaj, Orkestrimi: Gazmend Kraja

  1. Më i bukuri vend – Besmir Shishko

Muzika: Veton Perolli, Vargjet: Musa Bushrani, Orkestrimi: Artan Elshani

  1. Je frymë për mu – Eda Cerriku

Muzika dhe Orkestrimi: Orges Kallaku, Vargjet: Denata Toce

  1. Nën hijen e lisit plak – Agon Tufa

Muzika: Hysni Klinaku, Vargjet: Milaim Islami, Orkestrimi: Agron Syla

  1. Mall – Shaban Krasniqi

Muzika: Shaban Krasniqi, Vargjet: Ismail Kadare, Orkestrimi: Arbër Krasniqi.

Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare si: baladat, shansonet e serenatat.

Barrën kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e festivali e mbanë Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë e kësaj komune dhe institucionet kulturore komunale dhe më gjerë.