Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

Shpallet fajtor i akuzuari për vjedhjen e një palete vaji ushqimor

Skender Bardhecaj, i akuzuar për vjedhjen e një palete të vajit ushqimor, është shpallur fajtor në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I njëjti ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar dhe është shpallur fajtor me 3 muaj burgim, ky dënim me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me dënim me gjobë prej 200 eurosh.

I akuzuari dënimin e shqiptuar, mund ta paguajë me dy këste, mundësia e pagesës me këste do të revokohet nëse personi i dënuar nuk e paguan këstin me kohë.

Nëse dënimi i shqiptuar në të holla nuk mund të ekzekutohet, Gjykata dënimin me gjobë do ta zëvendësojë me dënim me burg, ku një ditë burgim do të llogaritet me 20 euro gjobë.

I akuzuari është i obliguar që t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 30 eurove dhe në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave shumën prej 30 eurove, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.