Shkon në mbi 4 mijë numri i të vdekurve në Spanjë nga coronavirusi

Të paktën 4,089 njerëz kanë vdekur tani nga virusi Covid-19 në Spanjë me gjithsej 56,188 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, të publikuara të enjten.

Por rritja e numrit të vdekjeve prej 655 në 24 orët e fundit ishte një rritje më e vogël sesa rekordi me 738 i vendosur të mërkurën, raporton CNN.

Spanja vazhdon të jetë vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi.

Në Kinë aty edhe ku filloi shpërthimi i virusit ka pasur 3,291 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Para së mërkurës, Spanja kishte regjistruar 47,610 raste gjithsej me 3,434 vdekje.

Spanja është mbyllur dhe është në gjendje të jashtëzakonshme që nga 13 marsi.

Ndërkaq, në Kosovë numri i të konfirmuarve me coronavirus ka shkuar në 71.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu