Shkolla Fillore, Kelmend Rizvanolli, Gjakove, Foto:Shkolla Fillore, Kelmend Rizvanolli, Facebook

Shkolla “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë njofton se nesër do të fillojë mësimin

Shkolla fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë ka njoftuar se nga nesër do ta nisë mësimin.

“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e merkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt” – thuhet në njoftimin e shkollës.

Viti shkollor 2022/23 ishte paraparë të fillonte gati dy javë më parë, më 1 shtator.

Por, për shkak të grevës së mësimdhënësve, të thirrur nga SBASHK-u, në shumicën e komunave mësimi nuk ka nisur.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në mëngjes është takuar me këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për të dialoguar rreth çështjes së grevës.

Në konferencë për media kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, tha se takimi ka përfunduar pa marrëveshje.

 

 

Jasharaj: S’ka marrëveshje, greva vazhdon